Ftesa e Listës “Guxo” dhe Alternativës – Hoxha: Opozita s’mund t’ia definojë kompetencat presidentes

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 13:02 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ftesa e presidentes Vjosa Osmani ndaj dy partive të pa certifikuara për të qenë pjesë e takimit konsultativ për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale, është e drejtë e të parës së shtetit. Mirëpo, arsyetimi për këtë veprim ishte arrogant, kështu tha për Ekonomia Online, Erblin Hoxha, koordinator i projekteve në “FOL”.

Hoxha tha se është e rëndësishme që në kësi lloj takimesh të jenë prezent të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale.

“Vendimi mundet me u interpretua në mënyra të ndryshme, mirëpo në praktik çka ka qenë e rëndësishme pjesëmarrja e individëve dhe përfaqësuesit e partive politike. E kemi parasysh që dy përfaqësueset e subjekteve që nuk janë të certifikuar si pjesë të zgjedhjeve kanë qenë pjesë e takimit, e kjo mbetet në diskrecionin e presidentes me vendos për çështjen e konsultimeve, edhe pse aty duket që një pjesë e partive të tjera siç janë të Nismas apo të AKR-së që nuk kanë qenë prezent, çka ka ndodh me ftesat e tyre nuk mundemi me hamendësua, mendoj që është e nevojshme në vendimet e tilla të cilat ndikojnë gjithë subjekte politike, të jenë pjesëmarrës të gjitha partitë në takimet konsultative. Por prapë se prapë këto mbetën takime konsultative dhe vendimmarrja mbetet e presidentes”.

Sa i përket kritikave të partive opozitare për pjesëmarrjen e dy partive të pa certifikuara Lista Guxo dhe Alternativa, ai thotë se subjektet politike nuk mund të definojnë kompetencat e presidentes.

“Definitivisht që tregon që po, po edhe në të njëjtën kohë duhet me pas parasysh që janë disa përgjegjësi të ndara dhe ajo nuk është përgjegjësi e një partie opozitare apo tjetër për më definua funksionin dhe kompetencat e institucionit tjetër të pavarur siç është presidenca, prandaj mënyra e shprehjes mund të jetë gabim por gjithsesi që kjo duhet të reflektoj edhe në rregullore edhe në çështjen e kompetencave ku nuk duhet të ndërhyj njëri apo tjetri në kompetencat e tjetrit. Prapë se prapë vendimet për zgjedhësit tanë kanë me u marr prej qytetarëve, tash i kemi zgjedhjet lokale, por veprimet e tilla si autoritet i lartë i vlerësimit duhet të jenë vetëm qytetarët dhe jo personat individ të partive që mundet me i pëlqye ose jo një mënyrë e të bërit politikë prej institucionit tjetër të pavarur. Kështu që ajo mundet me qenë preferencë individuale por në praktik duhet me u definua qartë kush çfarë kompetenca kush çfarë kompetenca ka, dhe cilat janë përgjegjësi e secilit”.

Në takimin e presidentes Osmani me partitë politike i mbajtur të hënën, ku u vendos që data e zgjedhjeve lokale te mbetet ajo që ka qenë (17 tetori), pjesëmarrëse ishin edhe përfaqësueset nga  Lista “Guxo” dhe Alternativa.

Për këtë veprim partitë opozitare patën kritika, mirëpo presidentja Osmani tha se ka ftuar të gjitha partitë, duke shtuar se “tek e fundit ajo vendosë kënd ta ftojë në takim konsultativ”.

Megjithatë, nga Nisma kanë thënë se nuk kanë marr ftesë për takimin konsultativ.

Të ngjashme