Garda e re e LDK-së, paralajmërojnë se po vjen koha e tyre

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e LDK-së, si duket janë bërë gati për dy palë zgjedhje, nëpër të cilat mund të shkohet në rast se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën do të kalojë një sfidë tjetër, atë të zgjedhjes së kryetarit të partisë.

Disa prej deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë takuar sot në Kuvend, e deputetja Doruntina Maloku ka publikuar një foto me mbishkrimin “Tik tak, tik tak…”.

Këta të fundit, që njihen edhe si garda e re e partisë po paralajmërojnë se koha e tyre është duke ardhur.

Për më shumë, shikojeni fotografinë e postuar nga Doruntinë Maloku, shihen  Avdullah Hoti, Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj, Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj.

Të ngjashme