Gashi për kompensimin e deputetëve për naftë: Është shkelje e të drejtave të deputetit nëse u imponohet ky vendim

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 14:57 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se është çështje individuale e deputetëve të partisë nëse duan të moskompenzohen për udhëtimet e tyre në seanca e komisione, raporton Ekonomia Online.

Gashi për Ekonomia Online ka thënë se personalisht nuk ka marrë asnjë cent kompensim për këtë.

Gashi ka thënë se është çështje individuale e secilit kompensimi për naftë, teksa thotë se është shkelje e të drejtave të deputetit nëse u imponohet ky vendim si Grup Parlamentar.

“Është punë për ta mua nuk më intereson. Unë s’kam marr kështu që folni me deputetët që kanë marrë. Ky nuk është problemi që e ka Kosova beso, Kosova ka problem që i ka hup 200 milionë euro për një muaj e merri me këtë punë që është absolutisht e parëndësishme. Është çështje individuale e secilit deputet i cili ka marrë kompensime për udhëtimet që i bëjnë jashtë Prishtinës. Ata që i kanë marrë le t’i arsyetojnë. Nëse janë kompensime të paligjshme marrin përgjegjësi nëse kompensimet janë të ligjshme është gjithçka në rregull”, ka thënë Gashi.

E për deklaratat e Mimoza Kusari-Lilës se deputetët e VV-së, do të heqin dorë nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit, Gashi nuk dëshiron ta komentojë.

“Pse duhet me pa heqjen dorë të tyre është punë për ta është, nuk është punë e imja”, tha në fund Gashi.

Të ngjashme