Gashi për lahutën: S’kemi marrë përgjigje nga UNECSO, Shqipëria të na mbështes

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 12:26 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi tha se kanë pasur bashkëpunim dhe komunikim me UNESCO-n, sa i përket përpjekjeve që të vërtetohet se lahuta është instrument shqiptar, raporton Ekonomia Online.

Gashi në senacnë e Kuvendit, kur u pyet deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi, sqaroi se kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare që të komunikojnë me këtë institucion, por që edhe nga atje nuk kanë marrë  ndonjë përgjigje konkrete.

“Sa i përket çështjes së lahutës MKRS vazhdimisht është përpjekë të kompletojë inventarin, në theks të veçantë të asaj jo materiale dhe dokumente. Kam mbështet punimin për eposin e kreshnikëve në komisionin e Qeverisë”.

“Filmi dokumentar është në dy variante. Në kuadër të filmit të eposit dhe folklorit është lahuta që shoqëron këngët e kënduara”.

“Në këto rrethana kemi pasë mundësi të vogla të veprojmë. Ndoshta Shqipëria ka pasë mundësi më të mëdha të veproj, sepse Kosova nuk është pjesë e UNESCO, nuk pranohet asnjë shkresë e jona”.

“Ne kemi pasë një komunikim me ministrinë atje, por reagimet kanë qenë të zbehta”.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, January 30, 2019

Të ngjashme