Gazetari Syla i reagon Fitore Pacollit: Mediet kurrë nuk kanë qenë më të varfëra

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 22:26 | Nga Ekonomia Online

Gazetari dhe opinionisti Valon Syla ka komentuar deklaratën e deputetes së Vetëvendosjes (VV), Fitore Pacolli, e cila kërkoi që mediat të kontrollohen. Syla ka thënë se arsyet e sulmit ndaj medias nga Pacolli, kanë qenë për shkak të debakëlit që pësoi ajo kur tha se duhet të hapet një fontanë në Kuvend që deputetët të pinë ujë me grushta.

Syla ka thënë se mediat kurrë nuk kanë qenë më të varfëra dhe e lidh deklaratën e Pacollit me iniciativën e saj që të “hapë” një fontanë në Kuvend.

“Mediat kurrë nuk kanë qenë më të varfra se sot. Edhe kurrë më pak para në botën mediale nuk ka pasur se sot. E para është se jemi në krizë ekonomike, edhe jemi bërë shumë dorën në zemër. Tjetra është që edhe firmat janë në krizë dhe nuk kemi sponzorë”, tha ai.

Tutje ai shtoi se deklarata e Pacollit për pirje me grushte të ujit në fontanën e Kuvendit, që pritet të hapet, ka qenë arsyeja e sulmit ndaj mediave.

“Por ajo që shoh te zonja Pacolli është një humbje që ka pësuar javën e kaluar, një debakël. Kur tha që do ta hapin një fontanë në Kuvend ku do të pihet edhe me grushta e mediat e morën me humor. Tani ajo është futur në inkuzion personal ndaj mediave”, shtoi ai.

”Por le ta dinë VV-ja e të tjerët. Se gazetarët e Kosovës janë më të guximshmit në Ballkan. Me këto kushte punojmë”, përfundoi ai.

Të ngjashme