Gecaj: PSD u dënua pse ia zgjati jetën Qeverisë Haradinaj

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i lartë i LDK-së, Bajram Gecaj, ka sulmuar Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 6 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se PSD është dënuar për politikat e tyre joparimore dhe të gabuara që sipas tij i zgjatën jetë qeverisë.

Ka folur pak edhe për Natyra Kuçin, e cila besohet se është zgjedhur deputetja e vetme nga ky koalicion, teksa ka thënë se ajo është aty ku është vetëm sepse vjen nga Deçani.

Postimi i plotë:

Pa marrë parasysh çfarë thonë “shpendët” e PSD-së, kjo parti është dënuar për politikat e tyre joparimore dhe të gabuara të cilat i zgjaten jetë qeverisë më të mbrapsht që kemi pasur ndonjëherë në vendin tonë. Natyra Kuçi nuk është masë e drejtë për vlerësimin e kësaj partie, pasi që ajo ka marrë votë për shkak se vjen nga strofulli i AAK-së, jo pse i takon PSD-së!.

Të ngjashme