Gërvalla bisedon për bashkëpunim bilateral me homologun e saj nga Bangladeshi

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot takim në formë virtuale me homologun e saj nga Banglladeshi, AK Abdul Momen.

Temë diskutimi gjatë këtij takim ishte mundësia e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha të interesit të përbashkët duke i vlerësuar shumë të mira raportet midis dy vendeve.

Bashkëpunimi ekonomik, kulturor dhe ai në fushën e arsimit u konsideruan si pika në të cilat dy vendet mund të shkëmbejnë përvojat.

Gjithashtu palët gjatë këtij takimi folën edhe për angazhimin në drejtim të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19.

Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme i Bangladeshit, theksoi qëndrimin mbështetës të shtetit të tij karshi Kosovës për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Të ngjashme