Gërvalla: Nuk kemi informacion për çnjohje të Kosovës

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 16:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar të premten ndaj deklaratave të zyrtarëve të Serbisë se disa shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një konferencë për media, ministrja Gërvalla u pyet lidhur me deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq që tha të premten se i kishte dorëzuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq notat diplomatike të katër vendeve që tërhoqën njohjen e Kosovës.

Kjo deklaratë erdhi vetëm një ditë pasi Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që Serbia e kundërshton.

Gërvalla tha se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë informacion për ndonjë çnjohje të shtetit të Kosovës.

“Fakti që vetëm disa orë pas aplikimit të Kosovës ata thonë se kanë siguruar çnjohje tregon dy gjëra: Ose lajmi është i pavërtetë ose ata kanë shumë kohë që punojnë për njohje për dallim nga ajo që deklaruan publikisht”, tha Gërvalla.

Serbia konsideron se Kosova me aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit të arritur në shtator të vitit 2020.

Të ngjashme