Gëzim Kelmendi: Dyfytyrësia e Vjosa Osmanit

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 08:54 | Nga

Ish-deputeti i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, e ka cilësuar si “dyfytyrësi” pjesëmarrjen e deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani, në protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për sot në orën 14:00.

“Deputetja Vjosa Osmani ditë më parë ia humbi 8 mijë hektarë Kosovës duke votuar ‘Ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi’, tani paska vendosur me dalë në ‘protestën’ e VV-së kinse në mbrojtje të shtetit të Kosovës, shtet të cilin VV-ja nuk e njeh, por paret dhe mëditjet ia merr,” thuhet në reagimin e Kelmendit, dërguar medieve.

Sipas tij, kjo është një hipokrizi e pastër dhe mashtrim klasik i popullit, shkruan EkonomiaOnline.

“Deputetja Vjosa Osmani mandatin e kaluar e kundërshtoi ‘Ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit’ të proceduar nga kryetari saj, kryeministri Isa Mustafa, ndërsa këtë mandat e votoi ‘demarkacionin’ e proceduar nga kryeministri Ramush Haradinaj,” thuhet më tutje në reagim.

“Deputetja Vjosa Osmani a thua vërtetë e ka brengë shtetin e Kosovës apo po dëshiron t’i hakmerret kryetarit të saj Isa Mustafa dhe nënkryetarëve të LDK-së,” ngritë dilemat Kelmendi në reagim.

 

Të ngjashme