Gëzim Kelmendi: Ndryshimi i Ligjit për Specialen do acaronte SHBA-të dhe aleatët tjerë

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala, ka thënë se ndryshimi i Ligjit të Gjykatës Speciale, ku OVL e UÇK-së kërkon të jetë pjesë edhe gjykimi i krimeve ndaj shqiptarëve në Kosovë, është problematike.

Kelmendi vlerëson se një vendim i tillë, do të acaronte rëndë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe aleatët strategjikë të vendit të cilët po ashtu qëndrojnë prapa themelimit të Gjykatës Speciale, njofton Klan Kosova.

”E drejta e OVL-së për një Tribunal është legjitime. Por prapa themelimit të Gjykatës Speciale qëndrojnë aleatë të Kosovës, janë SHBA-të”.

”Jam i bindur që SHBA është një ndër aleatët kryesorë që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e shtetndërtimit”.

”Prandaj veteranët, duhet çdo veprim ta bëjnë në koordinim, jo vetëm me politikbërësit e vendit tonë por edhe me aleatët që ia duan të mirën vendit tonë”.

”Siç është rasti i SHBA-së, ngase edhe atëherë para pesë vjetëve, edhe ajo në vi para tre vjetëve  kur ishte ajo avanturar brenda natës ku tentohej të shfuqizohej ligji i Dhomave të Specializuara, edhe tani mund të acarojë raporte”.

”Kjo mund të acarojë raportet me SHBA-të dhe aleatët tjerë e cila, Kosovës një gjë e tillë nuk i duhet”.

Po ashtu në Info Magazine Kelmendi pati doza kritike edhe ndaj Qeverisë Kurti, për të cilën tha se luhati miqësinë mes Kosovës e SHBA-se, njofton Klan Kosova.

”Kosova për këto 20 vjet nuk ka arritur të ndërtojë raporte të fuqishme në në raport me SHBA-të. Këtë e dëshmoi më së miri qeveria e kaluar e cila luhati themelet e kësaj miqësie Kosovë-SHBA”.

”Kosova në raport me Serbinë nuk ka ditur fare të punojë e t’i ruaj aleatët strategjikë”.

”Aleatët e Kosovës janë SHBA-të, Turqia dhe nga aleatët e Bashkimit Europian është Gjermania”.

”Kosova duhet të veprojë në kuadër të këtij trekëndëshi”.

Të ngjashme