Gjini ngushëllon familjen për vdekjen e 40-vjeçares nga Coronavirusi

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari I komunës së Gjakovës, Ardian Gjini permes një postimi ka ngushëlluar familjen e të shtatzënës së vdekur nga Coronavirusi.

Gjini me tutje ka shkruar se ka udhëzuar Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që ti gjendet afër familjes me gjithqka që kanë nevoj dhe me të gjitha mundësitë që i ka komuna.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkqytetares sonë Valentina Pitaqi.

Në këto momente të vështira për familjen, unë dhe të gjithë qytetarët e komunës i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Pitaqi.

Unë sot i jam drejtuar me një letër familjes Pitaqi, dhe e kam udhëzuar Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që ti gjendet afër familjes me gjithqka që kanë nevoj dhe me të gjitha mundësitë që i ka komuna.

Të ngjashme