Gjoshi kërkon nga Grainca që ta dorëzoj mandatin e fituar në emër të PDK-së

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kërkuar nga deputetja Adelina Grainca që të dërzojë mandatin e fituar nga votuesit e kësaj partie.

Të dielën, Grainca ka kaluar në grupin parlamentar të Vetëvendosjes.

Statusi i plotë:

Adelinë, dorëzoje mandatin që e fitove në emër të PDK-së dhe nga votuesit e dashur të PDK-së.

Dorëzoje mandatin që nuk i takon Vetëvendosjes dhe as Albin Kurtit sepse atë ta dhanë votuesit besnik të PDK-së.

Kur ta dorëzojsh mandatin shko në VV ose ku të duash. Madje mund edhe të shesësh moral mbi tregtimin e paprecedent të mandatit te Vetëvendosje.

Të ngjashme