Gjuriq: Serbët duhet të dalin në zgjedhje, të gjithë me Listën Serbe

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Marko Gjuriq ka deklaruar se është shumë e rëndësishme për serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se është shumë e rëndësishme për serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë dhe të jenë të bashkuar në votimin e Listës Serbe e cila ka mbështetjen e Beogradit.

“Është shumë e rëndësishme që serbët të dalin në zgjedhje dhe që Lista Serbe ta zgjerojë ndikimin e saj, sepse kështu mbrojmë dhe forcojmë ndikimin e popullit serb dhe përforcojmë pozicionin tonë negociator”, deklaroi Gjuriq për “RTS”, transmeton lajmi.net.

Ai ka paralajmëruar konsultime të reja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq me të cilat pret që serbët të jenë në gjendje të planifikojnë të ardhmen e tyre në Kosovë. Gjuriq ka theksuar se është shumë me rëndësi që serbët të dalin në zgjedhje të “bashkuar, me një kulm” sepse nuk bëhet fjalë për zgjedhje të zakonshme ku zgjedhja është mes disa partive politike.

“Shqiptarët llogarisin që me emrin e serbëve të shtyjnë një ose dy persona të tyre dhe që pa Beogradin të formojnë qeverinë e tyre e cila do të ishte për pavarësinë e Kosovës. Atyre u pengojnë të gjithë serbët të cilët janë kundërshtar të pavarësisë së Kosovës, e për bashkimin e Beogradit”, theksoi ai. 

Të ngjashme