Gjuriq: Serbia në Washington po punon për hapjen e tregut serb në Kosovë

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia po mbron interesat e saj në Washington duke avokuar për hapjen e tregut të Kosovës për kompanitë serbe, por edhe për hapjen e tregut serb, si dhe për lidhje më të mira infrastrukturore.

“Ekipi i presidentit Vuçiq ka përgatitur një platformë serioze që është e orientuar drejt së ardhmes, drejt bashkëpunimit që duhet të krijojë shanse për të rinjtë dhe për zgjidhjen e problemeve në një mënyrë të tillë që të krijohet një bazë ekonomike pakrahasimisht më e mirë”, tha Gjuriq për TV Pink.

Të ngjashme