Gjykata neglizhon rigjykimin e aktivistëve e ish-aktivistëve të VV-së të akuzuar për terrorizëm

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Në shkurt bëhet një vit qëkur Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim procesin gjyqësor ndaj aktivistëve e ish-aktivistëve të “Vetëvendosjes”, të akuzuar për terrorizëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo deri më tani Gjykata Themelore e Prishtinës nuk ka caktuar asnjë seancë rreth këtij rasti. Rigjykimi nuk ka filluar, me gjithë që me Kodin e Procedurës Penale këto raste duhet të trajtohen me prioritet.

Gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra, nuk ka dhënë arsye për mosprocedimin e lëndës. Në anën tjetër, avokatët mbrojtës kanë thënë se ky rast tanimë nuk është prioritet për shkaqe politike.

Katër të akuzuarit – deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, aktivistja e këtij subjekti politik, Adea Batusha, si dhe dy aktivistët e VV-së, Atdhe Arifi , Egzon Latifi – në nëntor të vitit 2017 u patën shpallur fajtorë për sulmin me raketahedhës tre vjet më parë në Kuvendin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme