GLPS: Von der Leyen presidentja më e favorshme e KE-së për Kosovën

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 11:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) ka mbajtur konferencë për media ku ka prezantuar vlerësimet dhe qëndrimet mbi temën: “Zgjedhjet në Bashkimin Evropian: Kosova përballë përbërjes së re të Komisionit Evropian”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë për media, GLPS ka prezantuar vlerësimet e saj mbi përbërjen e re të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian si dhe implikimet e tyre në raport me pritjet dhe qëllimet e Kosovën në kuadër të agjendës për integrim evropian.

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se Kosova duhet ta analizojë përbërjen e re të PE-së.

“Asnjë garë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) nuk ka marrë më shumë vëmendje nacionale, rajonale apo ndërkombëtare sesa zgjedhjet e fundit. Rezultati më i rëndësishëm është mospërputhja më e madhe ideologjike midis 751 vendeve plenare. Në të kaluarën, PE-ja kishte dy blloqe politike të shumicës qendrore që formonin Koalicionin e Madh, Partinë Popullore Evropiane (EPP) dhe Aleancën Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D). Megjithatë, rezultatet e zgjedhjeve rezultuan në humbje të mëdha për blloqet e qendrës, kryesisht në favor të tre grupeve politike: Liberal-Centristët dhe Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Aleancës së Lirë të Evropës së Gjelbër (EFA) dhe Evropa e Kombeve dhe e Lirisë e nacionalistëve (ENF). Pra, rezultati është një parlament më i fragmentuar ku çdo koalicioni udhëheqës iu deshtën më shumë parti për të arritur pragun e shumicës prej 376 vendeve”.

“Përfundimisht, procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor është një temë e nxehtë në mesin e zyrtarëve evropianë. Forcat pro-evropiane janë më të prirura për të mbështetur hapjen e bisedimeve për antarësim dhe të avokojnë integrimin e kandidatëve të mundshëm siç është Kosova, bazuar në deklaratat e misionit të tyre për promovimin e projektit evropian të paqes që është BE. Sidoqoftë këto pritje nuk janë gjithmonë të qarta”.

Arbëresha Loxha, Drejtoreshë ekzekutive në GLSP, tha se Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet profileve të presidentes tashmë të konfirmuar të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe të nominuarit për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Ev Ursula von der Leyen u zgjodh Presidente e Komisionit Evropian pas një maratone negociatash.

“Von der Leyen kishte të deklaruar mbështetjen e të tre grupeve kryesore, pro-evropiane: Partia Popullore Evropiane (EPP), Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), dhe grupi i Qendrës Reneë Europe. Pro-evropianët e thirrur si të Gjelbërit dhe disa nga anëtarët e S&D-së megjithatë, nuk e votuan. Shtrirja e ngushtë e fitores së von der Leyen sugjeron se ajo mund të ketë nevojë për ndihmën e disa partive të tjera, duke përfshirë Lëvizjen populiste 5 Star të Italisë, e cila nuk është e lidhur me ndonjë grup në Parlament. Kjo parti nuk e mbështet zgjerimin e BE-së ndër të tjera. Gjithsesi, të Gjelbërit mbajnë një retorikë pozitive për zgjerimin, prandaj von der Leyen mund të llogarisë në mbështetjen e tyre në të ardhmen, të paktën në çështjet e zgjerimit”.

“Pas përfundimit të procesit të votimit ajo ka deklaruar se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE-në dhe se ajo do të mbështesë për aq sa është e mundur marrëdhënien në rritje në mes të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së. Ajo konsideron se është në interesin e BE-së të jenë të hapur dhe konstruktiv si dhe të mbajnë dyert dhe mendjen e hapur, natyrisht duke theksuar domosdoshmërinë e adresimit të reformave nga shtetet. Emërimi i saj pritet të forcojë rolin e Gjermanisë si në vendimmarrje ashtu dhe në procesin e zgjerimit”.

“Kjo pritet të pasqyrohet në një menaxhim më të drejtpërdrejtë të Berlinit dhe rrjedhimisht të reflektojë në mënyrë pozitive për Kosovën. Gjermania dhe Franca pritet të kenë një rol më qendror dhe një lidership të fortë në çështjet që lidhen me temat si zgjerimi dhe dialogu Kosovë-Serbi. Në raport me këtë të fundit, po qe e domosdoshme edhe të zbehin potencialisht rolin e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë”.

Të ngjashme