Gorani: Mos e trajtoni Albin Kurtin si fëmijë që s’bën t’i tregohet e vërteta

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Analisti i njohur politik, Dukagjin Gorani, ka folur për vizitën që pritet ta ketë kryeministri Kurti në Bruksel.

Ai ka thënë se nuk është mirë që mediat dhe politikanët të eufemizojnë procesin negociator me Serbinë duke e quajtur si “dialog” dhe të mos trajtojnë Albin Kurtin si “fëmijë të cilit nuk bën t’i tregohet e vërteta”.

Gorani theksoi që publikimi i “Non-papers” në javët e fundit tregon për një rritje të shpejtësisë për çështjen e dialogut.

Po ashtu, z. Gorani deklaroi se Kosova nuk kishte pasur asnjëherë “faktoritet” në negociata me Serbinë pasi që gjithnjë kishte qenë në “defanzivë”.

Ai përmendi “Mini-Shengenin” për të cilin ka zotim edhe në Marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington.

“Ne gjithmonë kemi qenë defanzivë, asnjëherë në ofanzivë. Pse të mos themi për Minishengin, psh, që jo vetëm se do të jemi pjesë e Minishengenit, por që do ta udhëheqim Minishengenin.” – u shpreh ai.

Të ngjashme