Grenell edhe nga LDK-ja: Amerika s’është e interesuar se si formohet Qeveria

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 12:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I dërguari i Posaçëm i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell, tha se Amerika s’është e interesuar se si formatohet Qeveria, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, shtoi se në interes të Amerikës është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës.

“Mesazhi është se Amerika nuk është e interesuar të përfshihet në çështje politike, por në çështje ekonomike. Duhet të fokusohemi në krijimin e vendeve të punës”.

“Trump është krenar me marrëveshjen ekonomike dhe me të gjitha që kemi krijuar”.

“Duam të sjellim disa nga këto ide këtu dhe duhet të koncentrohemi në këtë, të sjellim punë dhe biznese këtu në Kosovë dhe Serbi”.

Emisari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, arriti dje në Kosovë ku edhe e kishte një darkë pune me presidentin Hashim Thaçi.

Richard Grenell pas kësaj darke, duket se ka qenë i qartë për taksën 100 % duke kërkuar që ajo të hiqet.

Ai poashtu nga Kosova do të udhëtoj për në Serbi, ku të premten në mëngjes do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Ardhja e Grenellit në Kosovë dhe Serbi vjen tri ditë pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Të ngjashme