Gruaja e heroit Agim Ramdani, ka disa fjalë për Anton Qunin pasi u emërua ministër

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Shukrije Ramadani, gruaj e heroi Agim Ramadani ka përgëzuar Anton Qunin, ish-bashkëluftëtarin e ish-bashkshortit të saj, pas marrjes së detyrës si Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e re, shkruan Gazeta Metro.


Shukrije Ramadani ka thënë se është gëzuar pa masë me emërimin e tij dhe siç tha ajo, ministri më i mirë i qeverisë, duke iu referuar Rrustem Berishës, ia dorëzoj detyrën shokut të luftës.

“A ka më bukur se Ministri më i suksesshëm i qeverisë e cila bëri Kosovën me Ushtri,t”ia dorëzojë punën në liri, shokut të pushkës që e pati nē luftë”, ka shkuar ajo ndër të tjerash në postimin e Anton Qunit.

Më poshtë komenti plotë i Shukrie Ramadanit:

I nderuari ministër,sot u gëzova dhe u mërzita që s”pata Agimin krah meje ti gëzoheshim suksesit tënd! A ka më bukur se Ministri më i suksesshëm i qeverisë e cila bëri Kosovën me Ushtri,t”ia dorëzojë punën në liri ,shokut të pushkës që e pati nē luftë.Jeta është luftë e përditshme e Ministria e mbrojtjes-si krijesë e re e një shteti në ngritje është forca,besimi dhe dashuria e të gjithëve që duan Kosovën dhe sigurinë e saj.Tani kur ministri Berisha do ta dorëzojë detyrën,e di se do të kishe dëshiruar edhe ti si unë,ti kishe pranë Agimin e Salihun e të bisedoni cila rrugë do të ishte me mē pak pasoja,cili veprim do të sillte më shum suksese! E di që do ta kishe më lehtë ,po Agimi,Salihu,Abazi e shum të tjerë zgjodhën rrugën e flijimit,duke ua mundësuar juve që sot të ndërtoni institucionet e paqës dhe sigurisë për Kosovēn që bashkë e ëndërruat të lirë!Urime Anton dalsh faqebardhê para shokëve tu të rënë dhe para ne të gjallëve që kërkojmë të na i mbroni ëndërrat dhe shpresat! Tradita vazhdon.

Të ngjashme