GSJP: Kosova ka ngecur të anëtarësohet në Agjencitë e Specializuara të OKB-së

Prishtinë | 12 Maj 2018 | 11:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) ka konstatuar se Kosova ka ngecur të anëtarësohet në Agjencitë e Specializuara të Kombeve të Bashkuara.

Kjo u bë e ditur në një konferencë me temën “Anëtarësimi i Kosovës në Agjenci të Apecializuara të Kombeve të Bashkuara: Disa rekomandime strategjike për Qeverinë”.

Albana Rexha nga GSJP, tha se Kosova ka mbetur prapa në anëtarësimin në organizatat e specializuara  të Kombe të Bashkuara. Ajo ka përmendur 13 organizata që Kosova të anëtarësohet.

Sipas Rexhës, GSJP ka identifikuar tri organizata të cilat duhet të jenë prioritet pasi është më e lehtë. Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Fondi Ndërkombëtarë për Zhvillim të Bujqësisë, Organizata Botërore për mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale.

“Kosova ka ngecur në vitin 2009 kur edhe është anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. Që nga ai vit, Kosova më nuk është anëtarësuar në asnjë agjenci tjetër të specializuar të Kombeve të Bashkuara”.

“Janë edhe 13 agjenci të tjera të cilat janë të pavarura nga kombet e Bashkuara, pra operojnë në mënyrë të pavarur dhe në terma universal, si dhe në të njëjtën kohë këto agjenci janë përgjegjëse për bërjen e normave globale në fushat që ato mbështesin”.

Ajo e ka vlerësuar të rëndësishme që Qeveria gjatë anëtarësimit në Agjencitë e Specializuara, numri i njohjeve të jetë i pakontestueshëm dhe që shtetet që kanë njohur Kosovën të kenë drejtë vote në organizata që aplikon.

“Agjencia e parë të cilën Qeveria duhet ta prioritizoj në kuptim të anëtarësimit, është organizata botërore e shëndetësisë. Për anëtarësim në këtë organizatë nevojitet një shumicë e thjeshtë e votave, ndërsa kuorumin e bëjnë shumica e shteteve që janë prezentë në atë seancë. Agjencia e dytë që ne i rekomandojmë qeverisë që në një afat të shkurtër të aplikoj për anëtarësim është Fondi Ndërkombëtarë për Zhvillim të Bujqësisë”.

“Gjithashtu për anëtarësim në këtë organizatë nevojitet një shumicë e thjeshtë të votave në Këshillin Drejtues dhe jo secila votë ka të njëjtën peshë dhe e treta është organizata botërore e pronësisë intelektuale”.

GSJP ka dhënë edhe pesë rekomandime për Qeverinë.

Të ngjashme