Haki Abazi pas takimit me delegacionin britanez: Diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi pas takimit me delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se diskutuan për bashkëpunimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Ekonomia Online.

“Ne sot kishim kënaqësinë që të presim delegacionin nga parlamenti britanez. Ashtu siç u tha, diskutuam për bashkëpunimin e përbashkët në anëtarësimin e Kosovës  në Këshillin e Evropës, në rrugëtimin tonë drejt NATOS… Gjithashtu diskutuam aspektet shkëmbimin e njohurive për tranzicionin energjetik drejt një sistemi të qëndrueshëm e miqësor për mjedisin.Edhe shkëmbime tjera që janë në natyrën e rritjes profesionale dhe përkrahjen e studentëve nga Kosova. Kjo vizitë i forcon lidhjet tona dhe urat bashkëpunuese”.

Të ngjashme