Haliti: Kurti nuk ka të drejtë sillet me arrogancë, na keni sulmu me gazsjellës

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 17:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në seancën e jashtëzakonshme ku është kërkuar anulimi i vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë, ka thënë se e sheh një papërgjegjësi nga ana e Qeverisë karshi këtij problemi.

Haliti i ka rikujtuar VV-së kohën sa ishin në opozitë për sulmet që i kanë bërë në kuvend me gazsjellës.

“Jam i shqetësuar se nuk është qeveria për të dhënë llogari. Këtë rast nuk po kërkoj të jetë Albin Kurti por kryeministri i vendit. Nuk ka të drejtë sillet me arrogancë. E dimë që blerja dhe shtija e energjisë është e lidhur me afera korruptive. Na keni sulmu me tym, gaz”, ka thënë Haliti.

Të ngjashme