Haliti takoi Robert Singer, nënkryetar Ekzekutiv i Kongresit Botëror të Hebrenjve

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i parë i  Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur sot në takim nënkryetarin Ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve.

Me këtë rast, Haliti, shprehu respektin dhe konsideratën e tij të lartë për nënkryetarin Ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, Singer, dhe e njoftoi atë për angazhimet në Kuvendin e Kosovës, e që kanë të bëjnë me avancimin dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Duke folur për rrugën e gjatë e të mundimshme të popullit tonë gjer në realizimin e lirisë dhe të shtetësisë, nënkryetari i Kuvendit, Haliti, ndër të tjera tha: “Jemi një popull që kemi mësuar shumë nga historia e popullit tuaj, dhe ndjehemi krenar që na lidh një histori e ngjashme, e dhimbshme, por edhe krenare”.

Në vijim të takimit, nënkryetari Haliti, vuri në spikamë nevojën për mbështetjen e Kosovës nga komuniteti hebraik. Ju jemi shumë  mirënjohës që mbështetja për Kosovën të vazhdojë edhe në të ardhmen, ku do që është e mundshme, tha nënkryetari i Kuvendit Haliti. 

Nënkryetari Ekzekutiv i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Singer, nga ana e tij, pasi falënderoi nënkryetarin Haliti, për pritjen e ngrohtë që i bëri, po ashtu shfaqi konsideratë të lartë për popullin tonë dhe historinë e tij.

Ai po ashtu, e siguroi Halitin se ndihma dhe mbështetja për Kosovën do të jetë pjesë e angazhimeve të përditshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme