Hamiti: Nuk është morale që të zgjidhet dikush që është dënuar nga gjykata për vepër penale

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar, Muhamet Hamiti, thotë se është e pamoralshme kandidimin për deputetë të personave që kanë kryer vepra penale në tri vitet e fundit.

Hamiti, përmes Facebook-ut, e ka vlerësuar tutje si të pakuptimtë që të përzgjedhen personat e dënuar nga gjykata për procedura penale.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, vetëm në listën për kanditatë të Vetëvendosjes, i kanë identifikuar 11 persona që kanë kryer vepra penale në tri vitet e fundit.

Postimi i plotë:

Karakteri i njeriut, moralieti i tij/saj është i rëndësishëm. Jo vetëm, por sidomos në vigjilie të zgjedhjeve politike, si këto të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt.

A është e pranueshme të zgjedhet përfaqësues i popullit në Kuvend apo anëtar i Qeverisë njeriu me precedent penal?

Përgjigj është: natyrisht Jo.

S’ka kuptim, nuk është morale, të zgjedhet dikush që është dënuar nga gjykata për vepër penale.

Askund. As në Kosovë, natyrisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme