Hamza: Qeveria nuk i pati numrat për ta proceduar buxhetin

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës e ka kritikuar mënyrën se si është miratuar Ligjin për buxhetin e vitit 2020.  Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Bedri Hamza, njëherësh ish ministër i Financave tha se opozita nuk ka pasur numrat  e mjaftueshëm për ta futur  buxhetin në procedurë, sipas tij duheshin 2/3 e votave, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se pozita në mënyrë klandestine e ka trafikuar buxhetin.

“Dje në një seance dhe procedurë të pazakonshme partnerët e koalicionit e kanë aprovuar një nga dokumentet më të rëndësishme që e trajton Kuvendi i Kosovës. Ata dje nuk i kanë pasur numrat që ta fusin buxhetin në procedurë sepse për futje të buxhetit ka pas nevojë që të ketë shmangie të procedurës dhe kjo bëhet me 2/3 e votave në Kuvend. Si parti opozitare duke mos dashur ta pengojmë këtë proces edhe pse koalicioni është përgjegjës me vonesat në krijimin e institucioneve ne si PDK e kemi pranuar rezultatin zgjedhor dhe asnjë veprim tonin nuk e kemi penguar krijimin e koalicionit”, tha Hamza.

Ai ka thënë se opozita ka qenë e gatshme të diskutojë për buxhetin, por pasi deputetët të marrin materiale dhe pas dy ditëve të shkohet në seancë.

“Ne kemi shkuar në zyrat e kryetarës, që si parti opozitare të ofrojmë dalje prej situatës dhe kërkesa jonë ka qenë që buxheti të vendoset si pikë e rëndit të ditës po që deputeteve t’i jepet një material dhe ta përpunojnë për një ditë ose dy dhe pastaj të shkojmë në seancë dhe të kem mundësi të propozohen dhe të diskutohen e të përgatiten amendamentet. Seri sa ne kemi qenë grupet parlamentare duke diskutuar ata e kanë vendosur në diskutim, tha Hamza.

Sipas tij as deputetët e pozitës nuk kanë pas mundësi  të diskutojnë dhe ta japin ndonjë vërejtje, meqë koha ka qenë shumë e shkurtër.

Ai ka thënë se qeveria e kaluar e ka lënë shtetin në sitat stabile financiarisht. Sipas tij, qeveria ka probleme, pasi që ka gabim në rangimet e prioritetet.

Hamza ka thënë se me këtë buxhet nuk do të ketë rritje të pensione, nuk do të ketë shtesa për fëmijë, nuk do të ketë rritje në pagat e kategorive të dala nga lufta. Gjithashtu Hamza ka thënë se me këtë buxhet nuk mund të bëhet as shërbimin i detyrueshëm ushtarak sepse nuk parashihet në buxhet dhe se një gjë e tillë ka kosto.

“Ata po mendojnë që me ta ka filluar shteti dhe me zgjedhje ka filluar historia. Ne si qeveri i kemi lënë  400 mijë euro. Buxheti nuk i adreson nevojat e qytetarëve dhe sot kisha me qenë i lumtur që pensionistët do t’i marrin pensionet me rritje. Ne kemi rrit 20% pensionet bazike, ndërsa këta nuk i kanë rritur  fare dhe pensionistët mos të presin rritjen nga buxheti që u miratuar dje në kuvendin e Kosovës”, tha Hamza.

Bedri Hamza kërkoi që mjekëve dhe infermierëve që janë në linjën e parë të ju rriten  pagesat.

Ai theksoi se 10mln e ndara të qeverisë per parandalimin e Coronavirusit janë pak. Hamza shprehu gatishmërinë e opozitës për përkrahje në këtë rast.

“Këta i  kanë ndarë 10 milion dhe janë shumë pak, ne e vlerësojmë çdo masë që është marr por është marrë shumë vonë.  Ka nevojë për menaxhim të situatës, ka nevojë për më shumë shtretër dhe ne propozojmë që mjekëve dhe infermierëve që janë në linjën e parë të ju ngriten pagesat.”, tha ai.

Ai ka thënë se qeveria Kurti është qeveri e vetëlavdërimit.

“Uroj që kësaj qeveria vendi mos t’ia sheh sherrin, mirëpo si e ka filluar ai qeveri e vetëlavdërimit. E kuptoj që është një kohë e shkurtë por fillimin e kanë shumë negativ, tha ai.

Kuvendi i Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme e në orët e para të së dielës së 15 marsit 2020, me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar Ligjin për buxhetin e vitit 2020.

Të ngjashme