Haradinaj reagon për gjobat në pandemi: Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shprehur mllefin e tij karshi qeverisë së Kosovës duke i thënë që të zbresin në tokë dhe të mos i gjobisë qytetarët por të merren me menaxhimin e pandemisë.

Madje, ai iu drejtua kryeminstrit Kurti, duke i thënë se cka iu kanë gjujt në qafë këtij populli.

Njoftimi i plotë:

A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë! Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan. Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij! RH

Të ngjashme