Haradinaj akuzon Mogherinin se ka shkaktuar traumë politike, Apostolova i kërkon heqjen e taksës

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova dhe kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj janë përplasur në debatin organizuar nga Instituti EPIK në trevjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Apostolova tha se taksa 100% ndaj produkteve serbe ka shkaktuar vështirësi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, taksa është shkelje e MSA-së dhe e bën Kosovën një vend më pak atraktiv për tregti.

“Përparimi është bërë në disa fusha dhe disa vendime janë marrë në kuadër të MSA-së, si industria e duhanit. Tarifa 100 për qind nuk është vetëm shkelje e CEFTA-s, por edhe kundër MSA-së. BE-ja është partner i Kosovës dhe këto barriera do të dobësojë rrugën konkurruese për ekonomi dhe e bënë një vend më pak atraktiv për tregti”.

Ajo i ka bërë Qeverisë që të punojnë në zbatimin e reformave të nevojshëm për të luftuar korrupsionin në harmoni me MSA-në, madje u shpreh e zhgënjyer me liderët kosovarë.

“MSA ofron mundësi të mëdha por edhe është përgjegjësi e madhe për Kosovën që vendosë Kosovën në të njëjtën bazë me të gjitha vendet tjera. Kosova është zotuar që t’i ndërmarrë veprimet e duhura. MSA ofron instrumente konkrete për të fuqizuar sundimin e ligjit për të reformuar administratën publike, për të krijuar vende pune, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

“Ne jemi të zhgënjyer që lidershipi i Kosovës e merr këtë asistencë në mënyrë të lehtë. Ne dëshirojmë të shohim vizion se si këto fonde do të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik të vendit dhe qëndrueshmëri të vend. Fatkeqësisht fokusi në interesa politike ka rezultuar në anulim e projekteve të mëdha të BE-së”.

“Meqë jemi në vitin e 3 të MSA-së po i qasemi rishikimit zyrtar që do ndodhë në vitin 2021. Besojmë se ekzistojnë disa elemente që Kosova do të fokusohet në shfrytëzimin më të mirë të MSA-së”.

“I bëjmë thirrje Qeverisë që të punojnë në zbatimin e reformave të nevojshëm për të luftuar korrupsionin në harmoni me MSA. Procesi i reformave duhet të vazhdojë në mënyrë vendimtare. Kosova duhet të fokusohet edhe në ngritjen e kapaciteteve të saja”.

Pas saj, u përgjigj edhe kryeministri Ramush Haradinaj duke thënë se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini ka dëmtuar dialogun Kosovë-Serbi dhe ka shkaktuar traumë politike, raporton EO.  

“Unë bëra kujdes mos me thënë cilat janë vështirësitë. Por një vështirësi e kemi nga komisionerja Mogherini sepse na ka shkaktuar trauma të mëdha politike, e ka devijua dialogun”.

Apostolova ka komentuar edhe një herë taksën 100 për qind me ç’rast i është drejtuar kryeministrit Haradinaj që të rishqyrtojë vendimin për të.

“Qëndrimi i BE është kundër tarifave dhe këtë e kam diskutuar edhe me kryeministrin. Siç e kam thënë shumë herë me gjithë zemrën tonë e kuptojmë porosinë e kësaj takse 100 për qind dhe e kuptojmë se pse është vendosë por koha ka ardhur të shikojmë se çka është më e rëndësishme të bëhet dhe në fund të fillojë zbatimi i MSA-së”.

“Ne e kuptuam idenë se sa e dhimbshme janë disa masa tregtare të vendosura nga ana e Serbisë por i bëjmë thirrje Qeverisë, veçanërisht kryeministrit ta rishqyrtojë taksën 100 për qind, ta ketë një pasqyrë më të gjerë, sepse duam të kemi finalizim të dialogut”.

Ndërsa u përgjigj edhe për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

“BE-ja është zotuar që lëvizja e lirë është prioritet në procesin e dialogut. Kosova ka bërë shumë përpjekje në luftimin e krimit të organizuar. Vota e BE është dëshmi që ju keni përparuar”.

“Tani procesi duhet të zhvillohet, është në duart e këshillit ta marrë vendimin por kos u zhgënjeni pasi ky proces nuk shfaqet me shpejtësinë që gjithkush e ka pritur”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Instituti EPIK organizon tryezë diskutimi në trevjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj dhe shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova

Posted by EkonomiaOnline on Monday, April 1, 2019

Të ngjashme