Haradinaj: I besoj Amerikës, jam ende në procedurë për vizë

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 00:31 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se po pret që Shtetet e Bashkuara t’ia japin vizën.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jetë a vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 Mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihmë. Kurr nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99”, ka shkruar Haradinaj, në një postim në Facebook, pas mesnatës.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës, i besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”.

Raportet e tendosura me Ambasadën Amerikan që lidhen me tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, si dhe këmbëngulja në dështimin e marrëveshjes së demarkacionit, duket se kryeministrit Ramush Haradinaj po i hakmerren nga Uashingtoni zyrtar.

Mediet kosovare raportuan sot se kryeministrit Haradinaj dhe bashkëshortes së tij i është refuzuar viza amerikane. Këto burime thonë se Haradinaj e ka marrë “negativ” kërkesën që në fillim të muajit shkurt të udhëtojë për në SHBA.

“Kryeministri dhe bashkëshortja e tij do të merrnin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve që çdo 4 shkurt mbahet në Uashington, megjithatë çuditërisht viza i është refuzuar”, ka thënë një burim i lajmi.net.

Të ngjashme