Haradinaj beson që buxheti kalon

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, beson që Kuvendi do ta votojë buxhetin për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Në hollin e Kuvendit i pyetur nga gazetarët se A do të kalojë buxheti?, ai u shpreh se “po besoj që po”.

Kuvendi mban seancë ku pritet të miratohet Projektligji për Paga ai për Buxhet, dhe të shqyrtohet Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Partia Socialdemokrate, ka vënë pesë kushte kur votoi projektbuxhetin në lexim të parë.

Njëra prej tyre është plotësuar këtë mëngjes, pasi Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

Propozimi për formimin e Komisionit Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018,

Shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.

Të ngjashme