Haradinaj del me dy propozime për ruajtjen e fshehtësive profesionale në Polici

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të heqin pajisjet për vëzhgim dhe interceptim të vendosura nga Serbia.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se është shumë e rëndësishme ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe të sigurisë.

“Ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme”, ka shkruar Haradinaj. 

Haradinaj ka kërkuar veprim me urgjencë nga ana e institucioneve të sigurisë në dry drejtime.

“Për këtë arsye, institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës duhet të rris kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime: 

1. Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj.

2. Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj”, ka përfunduar Haradinaj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme