Haradinaj i reagon BE-së për Trepçën: Qëndrimi juaj i papresedant, u ka humbur rruga në oborr

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj qëndrimit të BE-së të cilët dolën kundër miratimit të statutit të Trepçës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se ku kundërshtim është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr.

Haradinaj ka thënë se Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë:

Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.

RH

Të ngjashme