Haradinaj kërkon mbështetjen e partive, thotë se nuk ka vija të kuqe

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, pretendon postin e presidentit të Kosovës, ka shkruar për aktivitetet e tij, që nga hapja e fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramush Haradinaj, thotë se e filloi fushatën dje në Prizren, vazhdoi sot në Prekaz, e ditën e mbylli në Boletin të Mitrovicës, te varri i Heroit Isa Boletini.

“Dëshirojmë të jetojmë në paqe, por duke e mbrojtur atë që është e jona”, ka shkruar tutje Haradinaj.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar edhe sot gjatë ditës qytetarët e Kosovës që të votojnë Aleancën më 14 shkurt sepse siç ka potencuar ai, kjo partia ka garanc punët që ka kryer në mandatet e shkuara.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka numrin 135, në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 14 shkurt.

Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e të gjitha partive pas zgjedhjeve, dhe se nuk ka vija të kuqe ndaj asnjërit subjekt politik.

https://fb.watch/3rYlS8el0-/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme