Haradinaj: Korrupsioni dhe hajnia, problem më i madh se veteranët – ambasadori dha deklaratë jodiplomatike

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, e ka cilësuar aspak diplomatike, deklaratën e dhënë të ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Haradinaj në Info Magazine tha se deklaratat e tilla ai i bëri në vendin jo të duhur ndërsa potencoi që më mirë do të ishte sikur ambasadori zviceran të trajtonte problemin e korrupsionit dhe hajnisë së shtetit, njofton Klan Kosova.

”As në Papua New Guinea, ambasadorët kështu nuk ndërhyjnë. Mund të jenë gafë, por veç ndërhyrje diplomatike nuk janë”.

”Vendi dhe fjala e tij ishte jo diplomatike, por urdhëro zotëri ambasador reflekto dhe na ndihmo”.

”Pse s’tha korrupsioni, por veteranët? Korrupsioni dhe hajnia janë problemi më i madh se veteranët. Reflektime po por, mesazhe të kësaj forme, mos të ketë më nga ambasadorët”.

”Për ditë e më shumë po bindem që është një luftë speciale për të fyer pikën më sensitive të këtij populli nga të gjitha agjendat”.

”Bile edhe nga disa shqiptarë duke tentuar të jenë më shumë europian duke tentuar me qenë më katolikë se Papa”.

”Kush i bëri veteranët e rrejshëm, politikanët e rrejshëm i bënë. Pse ambasadori nuk reagon në politikë për këta milionerë siç thua ti?”, iu është drejtuar, Nasim Haradinaj, avokatit Tomë Gashi.

Nasim Haradinaj duke iu referuar sjelljeve të ambasadorëve ndërkombëtar, përmendi edhe ish-ambasadorin amerikan Greg Delawie, njofton Klan Kosova.

”Delawie i cili hyn i çel dyert me shqelma, ka qenë bashkëpunëtori i yni. Shteti i tij më ka çliruar, por jo Delawie, unë kam qenë për tokë e Delawie për qielli”.

”Mua më vjen keq. Unë e di më mirë se këta ambasadorë që kanë bë gafe do t’më thonë kur u bërë ti më i mençur”.

”Çështja e veteranëve për t’u pastruar lista, është e drejtë dhe kërkesë që e kemi bërë ne. Në atë që ne nuk jemi dakord me ambasadorin është se ka bërë në vendin jo të duhur dhe jo diplomatik”.

”Nëse [Jean-Hubert Lebet] e ka bërë qëllimisht, pajtohem me Pal Lekajn dhe nuk pendohem.  Pal Lekaj i ka problemet e veta, unë e kam emrin Nasim”.

”Jeni duke folur për milionera në Kosovë. Atëherë nëse ka që padrejtësisht janë bërë milionerë në Kosovë, ambasadorët e kanë të drejtën me mjete të tjera më i fut brenda, e jo ta fyejnë dikë”.

”E din Amerika kënd e ka palaço. Të gjithë ata që më kanë kritikuar për Delawie, tash ma rrahin krahun e me thonë ‘bravo’”.

Të ngjashme