Haradinaj: Kosova e sigurt në sistemet kibernetike, sepse refuzoi investimet kineze dhe ruse

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në forumin e organizuar nga Senatori Inhofe Kryesues i Komitetit për Shërbimet e Armatosura dhe Gjenerali Jim Jones, raporton Ekonomia Online.

Detaje nga ky takim, Haradinaj i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se temë diskutimi ishin kërcënimet ndaj sigurisë duke e përfshi edhe atë kibernetike.

“Sot në Senatin Amerikan, mora pjesë në forumin e organizuar nga Senatori Inhofe Kryesues i Komitetit për Shërbimet e Armatosura dhe Gjenerali Jim Jones, rreth temës së kërcënimeve ndaj sigurisë duke e përfshi edhe atë kibernetike. Në këtë forum, mes senatorëve dhe kongresmenëve të SHBA si dhe udhëheqësve nga Europa Juglindore, diskutuam për nevojën e ngritjes së kapaciteteve për të qenë më të fortë në mbrojtje nga kërcënimet e sigurisë dhe influencës se Kinës dhe Rusisë në sistemet e telekomunikimit”, shkruan ai.

Ka thënë se Kosova është e sigurt, pasi si pas tij, ka refuzuar investimet Kineze dhe Ruse e veçanërisht ka refuzuar kompanitë Kineze në fushën e telekomunikimit dhe 5G.

“Siguria vjen e para! Kosova nuk ka rënë pre e kësaj influence pasi ka refuzuar investimet Kineze dhe Ruse e veçanërisht ka refuzuar kompanitë Kineze në fushën e telekomunikimit dhe 5G. Kosova me krenari është rreshtuar ne krah të SHBA-ve dhe partnerëve të saj dhe ky qëndrim i qartë forcon partneritetin dhe miqësinë”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme