Haradinaj në takim me Lajçak foli për rëndësinë e përfshirjes së ShBA-së në dialog

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 14:00 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se në takim me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur rreth rëndësisë së përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundoj me njohje reciproke.

“Biseduam për pritjet dhe i prezantova qëndrimin e AAK-së që synojmë një marrëveshje obligative gjithëpërfshirëse për njohje reciproke, Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues, sepse kjo marrëveshje nëse arrihet jo vetëm që i zhbllokon shumë çështje që kanë mbetur pezull si statusi i vendit kandidat, liberalizimi, kjo marrëveshje e shpejton zhvillimin ekonomik dhe anëtarësimin në NATO. Është tepër me rëndësi roli i presidentit Biden, në mënyrë që një marrëveshje e tillë të ketë përkrahjen e aleatëve tanë”.

Ndërsa, Haradinaj nuk ka komentuar çështjen e hapjes së  arkivave të UÇK-së.

Të ngjashme