Haradinaj: Nuk ka mundur askush ta dorëzoj Kosovën pa e dorëzuar Pejën

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim me anëtarët dhe simpatizantët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë.

Haradinaj tha se Peja është fuqi vendimmarrëse.

“Nuk ka mundur askush ta dorëzoj Pejën. E pa e dorëzuar Pejën askush nuk mund ta dorëzoj Kosovën”.

Ai ka thënë se për 20 vite është punuar për ta lodhur Kosovën dhe pastaj për ta ndarë atë.

“20 vjet mas lirisë, kanë punu me e lodhë Kosovën. Me copëtu dhe me nda. Shkuam ne që jem këtu, i morëm detyrat dhe i kthyem prapa këto plane”, ka theksuar ai para qytetarëve pejanë.

Ramush Haradinaj foli edhe për autostradën e Dukagjinit duke thënë se kjo është me rëndësi jetike për Kosovën.

“Hapi i parë i zhvillimit është insfrastruktura. Nuk po e bëjmë se jemi të asaj ane. Kemi bërë edhe Autostrada tjera “.

Të ngjashme