Haradinaj nuk lodhet për kritika, emëron edhe një zv.ministër

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 16:45 | Nga

Pavarësisht kritikave dhe pakënaqësisë së opinionit publik me numrin enorm të zv.ministrave, kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar edhe një bashkëpartiak si zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e Burim Ramadanit në pozitën e zëvendësministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Burim Ramadani për disa vjet ka qenë sekretar i AAK-së, kurse tani është drejtor ekzekutiv në organizatën “Security Policy Research Center”.

Të ngjashme