Haradinaj pas takimit me liderët e koalicionit: S’largohemi nga Qeveria

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 14:57 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AKK-së Ramush Haradinaj pas takimit me kreun e LDK-së Isa Mustafës dhe atë të Nismës Fatmir Limaj, tha se në takim kanë folur për votimin në lexim të dytë Pakos për Rimëkëmbje dhe buxhetit për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj i ka mohuar zërat për largim nga koalicioni nëse nuk e marrin postin e presidentit.

Për këtë çështje Haradinaj tha se kanë pasur komunikime të vazhdueshme me presidentin aktual, Hashim Thaçi dhe PDK-në.

“Diskutime e debate ka pasur shumë siç ishin në të kaluarën por sot nuk kishte tema të tilla. Më shumë kemi folur për ligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe votimin e buxhetit për 2021”.

“Është fundi i vitit dhe është obligim i Qeverisë që në këtë periudhë dy javore tw paraqes para qeverisë Ligjin për buxhetin për vitin 2021 dhe në mënyrë që të kalojë edhe në Kuvend”, tha Haradinaj teksa shtoi se shpreson që ta marrë pëlqimin e gjitha partive në Kuvend.

“Pos kësaj shpresoj që e marrim mbështetjen edhe të ligjit për pakon e rimëkëmbjes që vjen për lexim të dytë”, tha ai.

“Nuk jemi në këtë klimë të hyrjes ose daljes. Jemi për me përkrah vendin nëpër disa situata ku munden me qenë jo të lehta për vendin dhe besoj se do ta gjejmë një zgjidhje për qytetarin”.

Haradinaj shtoi se nuk beson se do të ketë konfirmim të propozim-aktakuzës për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Kosova ka qenë me drejtësinë me ligjin, dhe ne besojmë në ligjin. Drejtësia e ka vërtetuar luftën e pastër të UÇK-së. Nuk besoj që do të ketë konfirmim për propozim-aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit”.

Të ngjashme