Haradinaj pas takimit me Limajn e Pacollin: Mos të humbet kohë, të gjithë janë për zgjedhje

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 17:19 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi i partnerëve të koalicionit, pjesë e të cilit nuk ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.

Pas këtij takimi, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, është pyetur për mospjesëmarrjen e Veselit.

Tha se ka nisë fushata, por e rëndësishme është që edhe Veseli është deklaruar se duhet të mbahen zgjedhjet sa më shpejt.

“Është kohë e fushatës, ka fillu dhe është me rëndësi e kemi dëgju deklaratën e Veselit se është për zgjedhje dhe ka bazë të mirë që ka vullnet për zgjedhje. Nëse ka vonesa nga Presidenti atëherë edhe vonohet procesi”, tha Haradinaj.

“Pas dorëheqjes sime dhe Qeverisë tani është me rëndësi që vendi të shkojnë në zgjedhje, që sovrani me vendosë. Është një bindje e gjithë neve që zgjedhjet të ndodhin në kohë dhe të mos ketë vonës atë shohim më tutje”.

E, kur u pyet nëse do të iniciohet në Kuvend mocioni për shpërndarje të Kuvendit tha se është herët për të dhënë datë pasi LDK-ja është në proces të brendshëm zgjedhor.

“Është herët nuk po jap datë. LDK-ja është në proces të brendshëm zgjedhor”, tha ai.

Haradinaj tha se atyre që ua ndalon ligji kandidimin do t’i ndalojnë.

Çështja kur duhet me ndodhë mocioni është më mirë mos me dhënë data, por me caktu një datë ku të gjitha partitë dakordohen. Nuk është interesim i tillë, interesim është të gjithë të kryejnë punë. Do t’i respektojmë ligjet. Atyre që u ndalon ligji kandidimin do ta ndalojmë”, ka thënë Haradinaj, raporton EO.

Të ngjashme