Haradinaj për helmimin në Deçan: Reagim shumë i vonuar i Qeverisë, prokuroria ta hetoj rastin

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, përkatësisht Ministrin e Shëndetësisë, Vitia për reagim shumë të vonuar ndaj situatës së krijuar në Komunën e Deçanit.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ftuar organet kompetente për një hetim të detajuar në mënyrë që të gjendet shkaku i helmimit masiv të qytetarëve.

“Reagimi i institucioneve qendrore, është vonuar, dhe si pasojë sot Deçani ka shpallë gjendje emergjente. Ftoj prokurorinë/hetuesinë dhe të gjitha kapacitetet tjera shtetërore që të hetojnë në përpikmëri shkakun e këtij helmimi masiv”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Gjatë gjithë kohës isha në kontakt me Kryetarin e Komunës së Deçanit dhe institucionet relevante, për t’u informuar mbi gjendjen e krijuar tash e sa ditë në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijes. Reagimi i institucioneve qendrore, është vonuar, dhe si pasojë sot Deçani ka shpallë gjendje emergjente. Ftoj prokurorinë/hetuesinë dhe të gjitha kapacitetet tjera shtetërore që të hetojnë në përpikmëri shkakun e këtij helmimi masiv. Qytetarëve të prekur u dëshiroj shërim sa më të shpejtë.

https://www.facebook.com/1558607637525692/posts/4026735557379542/?d=n

Të ngjashme