Haradinaj për mospagesën ndaj mësimdhënësve: Qeveria e ka për qëllim rrënimin e çdo vlere në Kosovë

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar lidhur me mospagesën ndaj mësimdhënësve grevistë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kjo është dëshmi se komoditeti i numrave të kësaj shumice qeverisëse ka për qëllim rrënimin e çdo vlere në Kosovë.

“Mospagesa e mësimdhënësve është një dëshmi se deri ku shkon logjika e kësaj qeverie. Kjo po dëshmon se komoditeti i numrave të kësaj shumice qeverisëse ka për qëllim rrënimin e çdo vlere në Kosovë”, ka shkruar Daut Haradinaj. Haradinaj ia ka rikujtuar Qeverisë se bllokimi i arsimit në vitet e ’90-ta ishte një nga arsyet e fundosjes së Jugosllavisë.

“Sa për rikujtesë, bllokimi i arsimit në Kosovë në vitet e 90-ta ishte një nga arsyet e fundosjes përfundimtare të Jugosllavisë! E për sot nuk e di se cili është qëllimi i qeverisë?!”, ka përfunduar ai.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=641878477303318&id=100044435139649&sfnsn=mo

Të ngjashme