Haradinaj për Qeverinë Kurti: Një shtëpi budallësh, gabime të rrezikshme në ekonomi

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur “shtëpi budallësh” Qeverinë e Albin Kurtit.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 përmendi disa gabime të qeverisë që sipas tij janë edhe investimet kapitale.

Tutje ai tha se në kjo qeveri nuk e kupton as përgjegjësinë që e kanë.

“Qeverisja është në një trend të përkeqësimit të vazhdueshëm. Psh, me tregu se cka i ka ndodhë ekonomisë tonë, duhet veç me u ndalë tek investimet kapitale. Nga 704 milionë euro të destinuara për investime kapitale, janë realizuar vetëm 79 milionë. Kjo tregon çka i ka ndodhur Kosovës. Mbi 600 milionë pare nuk janë angazhuar në ekonomi. Parja e paangazhuar në ekonomi devalvohet për shkak të rritjes së çmimeve. Këto 600 milionë të devalvume zbresin në 400 milionë vlera e tyre, nëse s’kanë hyrë në punë me kohë, për shkak të rritjes së kostos”.

“Nëse i shohim të gjitha këto çështje, gabime vërtet të rrezikshme që i kanë ndodhur ekonomisë tonë, s’kemi se si me u habit. Kam thënë dikur që vërtet kemi të bëjmë me një shtëpi budallësh, pra në VV, në Qeverinë të cilët nuk e kuptojnë as përgjegjësinë e tyre. Kjo është shkelje ligjore”, tha Haradinaj.

Të ngjashme