Haradinaj përkujton Betejën e Maznikut, ku ra heroikisht vëllau i tij

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së RamushHaradinaj ka kujtuar betejën, ku ranë heroikisht Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Shkëlzen Haradinaj, trashëgiminë e të cilëve po e vazhdon Luani i Ri.

“Në luftën tonë për liri kemi parë trimëri të papërsëritshme. Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe Atdhe. Që të jetojë i lirë shqiptari, në betejën e Maznikut ranë heroikisht, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Shkëlzen Haradinaj, trashëgiminë e të cilëve po e vazhdon Luani i Ri, bashkë me të gjithë luanët e ushtrisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar kryetari Haradinaj.

Të ngjashme