Haradinaj përkujton Tonin dhe Micin në 21-vjetorin e rënies

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dy luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, në 21 vjetorin e rënies për liri.

Haradinaj me këtë rast me UÇK-së i ishin bashkuar dy luftëtar të lindur, që ia shtuan luftës për liri forcën goditëse.

Postimi i plotë:

Që në fillet e luftës çlirimtare, Xhelal Hajda, epror ushtarak me përvojë, dhe Selajdin Mullabazi luftëtar i lindur, iu bashkuan rreshtit të luftës sonë për liri dhe ia shtuan forcën goditëse si dy nga luftëtarët më të zot shqiptarë të të gjitha kohërave. Përulemi me nderimet më të larta para veprës sublime të Tonit dhe Micit, si dhe bashkëluftëtarëve të tyre Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri që ranë 21-vjet më parë, në shërbim të atdheut dhe kombit, për ta vulosur lirinë dhe të drejtën tonë me jetën e tyre. Lavdi e përjetshme! RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme