Haradinaj: Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka thënë se shteti vazhdimisht duhet të bëjë të pamundurën që ta trajtojë me dinjitet policinë me paga të dinjitetshme dhe krijimin e kushteve në përputhje me kompleksitetin e detyrave që kryejnë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj tutje ka shkruar se kujton dhe nderon ata ranë në krye të detyrës.

“Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Ajo me profesionalizëm e devotshmëri po e kryen detyrën e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe ligjit. Andaj, shteti vazhdimisht duhet të bëjë të pamundurën që ta trajtojë me dinjitet Policinë e Kosovës, me paga të dinjitetshme dhe krijimin e kushteve në përputhje me kompleksitetin e detyrave që kryejnë.

I përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë, për shërbimin ndaj Atdheut. Kujtojmë me nder e respekt ata që ranë në krye të detyrës”.

Të ngjashme