Haradinaj priti në takim ambasadorët e Quintit, bisedojnë për Specialen

Prishtinë | 23 Dhj 2017 | 13:02 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilët bisedoi për çështjen e nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, Haradinaj i ka falënderuar ambasadorët e Quintit për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset.

“Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi i respekton vendimet e të zgjedhurve të popullit”, theksohet në komunikatë.

Të ngjashme