Haradinaj-Stublla: Kryesimi i Gjermanisë me Bashkimin Evropian shënon një moment kthese dhe definimi edhe për proceset e lidhura me Kosovën

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, deklaroi të mërkurën se kryesimi i radhës i Gjermanisë me Bashkimin Evropian shënon moment kthese dhe definimi edhe për proceset e lidhura me Kosovën.       

“Është një moment kthese e definimi, me shpresa të rikthyera tek qytetarët tanë se gjatë presidencës gjermane me Bashkimit Evropian do të mbyllet suksesshëm lëvizja e lirë për Kosovën”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla tha se Korriku 2020 shënon dy vjetorin prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Pritjet tona janë të larta për këtë mandat. Energjia dhe vëmendja e Gjermanisë gjithmonë ka qenë lajm i mirë për Kosovën”, tha Ministrja Haradinaj Stublla, duke shtuar se “ne qëndrojmë më të fuqishëm në rajon dhe në të gjitha proceset integruese në Evropë, me Gjermaninë si udhëheqëse”.

Të ngjashme