Haradinaj-Stublla: Përkrahja amerikane për integrimin e Kosovës në NATO është thelbësore

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dritë udhëheqëse e Kosovës drejt integrimit në NATO, tha Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, në takimin me Përfaqësuesen e Përhershme të ShBA-ve në Nato, Kay Bailey Hutchinson.

“Ishte nder i veçantë për mua të takoj Ambasadoren Hutchinson. Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë në të gjitha proceset për Kosovën si dhe përkrahjen e vazhdueshme për avancimin dhe modernizimin e Ushtrisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s”, Haradinaj-Stublla.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, sipas Haradinaj-Stublla, do të thotë më shumë paqe, siguri dhe mbrojtje kolektive për të gjithë familjen e madhe euro-atlantike.

Të ngjashme