Haradinaj – Stublla uron popullin e Guinea-Bissau për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e  Republikës së Guinea-Bissau me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 47 vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me shtetin e Guinea-Bissau.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Guinea-Bissau më 10 janar të vitit 2011.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme