Haradinaj uron SHBA-në për 245-vjetorin e krijimit të ushtrisë: Jeni frymëzim për Kosovën

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 245-vjetorin e formimit të ushtrisë.

Duke uruar popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse, Haradinaj ka theksuar se shembulli i sakrificës, trimëtisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë amerikane është frymëzim për ushtrinë e Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në ketë ditë historike për Shtetet e Bashkuara dhe ushtrinë e saj, përzemërsisht uroj popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së për 245-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane.

Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës.

Përjetë mirënjohës shërbimit të burrave dhe grave të ushtrisë amerikane, që ndihmuan dhe mbështetën Kosovën dhe popullin e saj në momentet historike dhe më vendimtare, nëpër të cilat kaluam së bashku. Urime ditëlindja! #245 U.S.ARMY

Të ngjashme